Flamurtari-Korabi 0-0
Flamurtari:Teqja,Frashëri,Sidibe,Ramadani,Beqja,D.Pjeshka(Deliaj 83),Batha,Kriviçiç(Lleshi 64),P.Pjeshka(Vitija 90),Diamanti(Oliveira 64),Latorre(Vucaj 90) Trajner:Eqerem Memushi
Korabi:Qyrani,Lilaj,Paplekaj,Lila,Geci,Kryemadhi(Bocka 84),H.Marku,Mziu,Çema(Shehu 77),T.Marku,Kasalla(Buci 84) Trajner:Shpendi Kumbarçja
Gjyqtarë:Adrian Beqiraj,Egin Doda,Feliks Kolleshi,Egli Spahiu(Tiranë) Delegat:Uvil Zajmi(Tiranë) Vëzhgues:Servet Bogdani(Durrës)
Flamurtari dhe Apolonia ja dolën mbanë të siguronin finalen e play off-it të Kategorisë së Parë, ku do të përcaktohet ekipi që do të përballet me Laçin.
Në sfidat e ditës së sotme, Flamurtari barazoi me Korabin 0-0 në shtëpi dhe sipas skemës së përcaktuar nga FSHF skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt.
Ndërsa Apolonia triumfoi ndaj Vorës me përmbysje 4-3 dhe siguroi finalen e play off-it.
Tani do të luhet sfida finale e fazës play off Flamurtari – Apolonia, për të vendosur skuadrën që do të përballet me Laçin në finalen e play out-it, që do të përcaktojë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Finalja e play off-it Flamurtari – Apolonia, do të luhet më datë 15 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16:00.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit, Eqerem Memushi, pas ndeshjes, Flamurtari-Korabi 0-0
Fatos LAMAJ