Besëlidhja e mirëinvestuar për pretendente e nis me humbje kampionatin. Pjesa e parë e dobët i kushton shumë, e mund Kukësi 2-0

Kukësi-Besëlidhja 2-0(Shënues: Demirçani 4’, Pjeshka 17’)

Kartonë të verdhë:Mejdani 27′,Pjeshka 56′,Bespalla 78′,Bushati 92’/Misja 33′,Bilali 45+1′,Janku 92′,Delaj 92′

Kukësi:Oriola,Laze,Mejdani,Lamellari,Skepanski,Filjo(Hitler 89′),Henrike,Alison,Pjeshka(Bushati 72′),Bespalla,Demircani(Vidrica 89′) Trajner:Bledi Kadiu

Besëlidhja:Molla,Misja(Fusha 64′),Topallaj(Antonio Marku 76′),Janku,Osmanllari(Gurbanov 46′),Smaçi,Hila,Bilali,Trashi(Zabala 83′),Alidema(Delaj 64′),Akansase Trajner:Elvis Plori

Gjyqtarë:Klodian Shahini,Rexhino Mersinasi,Heraj Lisaku(Durrës),Bekris Dragusha(Shkodër) Delegat:Arbër Kalemi(Durrës) Vëzhgues:Kastriot Xhaferaj(Tiranë)

Besëlidhja e ka nisur sezonin e ri në Kategorinë e Parë me një humbje 2-0 në transfertë ndaj Kukësit, në një ndeshje ku pjesa e parë rezultoi vendimtare për fatin e takimit.

Skuadra lezhjane e ndërtuar me ambicie të mëdha dhe me investime të konsiderueshme gjatë verës, nuk arriti të hynte siç duhej në ndeshje.

Kukësi përfitoi nga një fillim i dobët i Besëlidhjes dhe goditi dy herë ku Demirçani në minutën e 4-të dhe Pjeshka në minutën e 17-të gjetën golin duke krijuar shumë herët një avantazh të pastër dhe të rëndësishëm 2 me 0.

Në 45 minutat e para Besëlidhja pati vështirësi në organizimin e lojës dhe nuk arriti të vendoste ritmin e saj, teksa diferenca prej dy golash e detyroi skuadrën lezhjane të ndryshonte qasje pas pushimit.

Në pjesën e dytë Besëlidhja u shfaq disi më ndryshe ndërsa loja u bë më e ekuilibruar dhe lezhjanët treguan më shumë iniciativë duke u përpjekur të afrohen në zonën kundërshtare dhe të rikthehen në ndeshje.

Megjithatë mungoi konkretizimi dhe Kukësi arriti të ruante avantazhin e krijuar në pjesën e parë.

Kështu një 45-minutësh i parë i dobët i kushtoi shumë Besëlidhjes e cila pavarësisht reagimit pas pushimit nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e sfidës.

Për një skuadër që hyn në sezon me objektiva të larta kjo humbje është një nisje jo e dëshiruar, por kampionati sapo ka filluar dhe tashmë sfida për Besëlidhjen do të jetë reagimi i menjëhershëm në javët e ardhshme.

Nga ana tjetër Kukësi mer tre pikë të rëndësishme dhe e nis sezonin me një fitore bindëse në rezultat.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe