Vllaznia-Partizani 2-3(Shënues: Vata 22′(aut), Musta 58’/ Fadairo 4′, Aliu 45+3′, Human 98′(11-m)
Kartonë i verdhë:Latifi 90’/Ogunleje 70′,Dumbia 90′
Vllaznia:Avram,Gurishta,Randi,Pusi,Bardhi(Latifi 63′),Dros(Qato 63′),Mehmeti,Bizi(Tunkara 46′),Musta,Murataj(Tafili 75′),Balaj(Perez 84′) Trajner:Ergi Borshi
Partizani:Qirko,Kola,Mija(Janjeva 75′),Vata,Buxhelaj,Dumbia,Murataj(Ismaili 81′),Fadairo(Sidibe 81′),Human,Aliu(Ogunleje 68′),Bintsuka(Toma 68′) Trajner:Florin Bratu
Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Alfred Shkreta(Tiranë),Edlir Malo(Lushnje),Enis Dishani(Elbasan) Var:Adrian Beqiraj(Tiranë) Avar:Daniel Vrapi(Tiranë) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Plarent Kotherja(Tiranë)
Partizani ka marrë fitoren e parë në kampionat duke triumfuar 3-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në një sfidë spektakolare dhe me fund dramatik.
Për Partizanin kjo ishte një fitore me peshë të dyfishtë pasi përveçse zhbllokuan sezonin rikthyen suksesin në Shkodër pas plot katër vitesh.
Të kuqtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me Fadairo, i cili shfrytëzoi mirë mundësinë e krijuar dhe vendosi rezultatin 0-1.
Vllaznia reagoi dhe në minutën e 22-të arriti të barazonte pas një krosi nga këndi mbrojtësi Vata devijon në mënyrë të gabuar topin në portën e Partizanit duke rikthyer ekuilibrat në 1-1.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Partizani goditi sërish dhe në minutën e tretë shtesë të fraksionit të parë Aliu finalizoi një kundërsulm të shpejtë dhe i riktheu avantazhin të kuqve të cilët shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi 2-1.
Në pjesën e dytë Vllaznia u rikthye edhe një herë në lojë. Në minutën e 58-të, pas një keqkuptimi në mbrojtjen e Partizanit Musta përfitoi dhe realizoi golin e barazimit për 2-2.
Sfida mbeti e hapur deri në sekondat e fundit me të dyja skuadrat që kërkuan golin e fitores.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 98-të kur Partizani fitoi një penallti.
Human mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 2-3 dhe duke i dhënë Partizanit një fitore dramatike.
Ky sukses e ngjit Partizanin në kuotën e katër pikëve pas tre javësh, ndërsa Vllaznia vazhdon ende pa fitore këtë sezon duke mbetur në kuotën e dy pikëve.
Një mbrëmje e madhe për Partizanin që jo vetëm gjen fitoren e parë në kampionat, por thyen edhe një tabu katërvjeçare në Shkodër.
Fatos LAMAJ


