Saturday, April 20, 2024

Abissnet Superiore-Java e 24-t, në dy ditë. Teuta-Vllaznia, me 6 mars, ora 16:00, në “Niko Dovana”.

Lexo

Me luajtjen e dy ndeshjeve të djeshme, Vllaznia-Partizani 3-1 dhe Teuta-Kukësi, 2-0, mbyllet turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë,  ndwrkohw qw skuadrat e kategorisë Superiore i rikthehen kampionatit. Bazuar në kalendarin e miratuar nga sektori i garave në FSHF, ndeshjet e javës së 24-t, do të luhen në dy ditë, me 5 dhe 6 mars.

Dy sfidat e para, ato Bylis-Erzeni dhe Egnatia-Kastrioti, janë planifikuar të luhen ditën e dielë, duke filluar nga ora 13:00. Ndërkohë, tre sfidat e tjera, Laçi-Kukësi, Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Tirana, do të luhen të hënën e ardhshme.

Të pesë çiftet e kësaj jave paraqesin duele interesante, ku në lojë, janë titulli dhe mbijetesa, por edhe zona europiane. Natyrisht, dy duelet e së hënës, derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana dhe Teuta-Vllaznia, janë mw tepwr në vemendjen e opinionit publik.

Sa i takon, përballjes, Teuta-Vllaznia, parashikohet të jetë njw ndeshje e dyluftuar. Skuadrat nw fjalw vijnë me një anë morale të lartë, pasi fitoret e takimeve të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë i kanë dhënë një shans më tepër për kualifikimin në gjysëmfinale. Ndërkohë, që tashmë për kampionat, bregdetarët durrsakë, të cilët me rikthimin e trajnerit shkodran, Edi Martini janë në “top formë”, do të kërkojnë, jo vetëm garancinë e largimit nga rreziku i mbijeteses, por edhe diçka mw tepwr duke synuar edhe zonën europiane. Por, përballë kanë një Vllazni, e cila kërkon pikët e plota në këtë ndeshje, për të ecur e sigurt në pretendimin e saj për fitimin e titullit kampion. Garanci pwr kwtw wshtw loja, ritmi dhe freskia qw kuqeblutw prezantuan dje nw pwrballjen me Partizanin nw “Loro Boriçi”.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 24-t të Abissnet Superiore

Të dielën: Bylis-Erzeni, ora 13:00, Egnatia-Kastrioti, ora 13:00.

Të hënën: Laçi-Kukësi, ora 13:00, Teuta-Vllaznia, ora 16:00, Partizani-Tirana, ora 19:00.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img