Thursday, May 2, 2024

Barça triumfon në “Parc des Princes”. Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampioneve

Lexo

Spanjollët mposhtën PSG-në me rezultatin 3-2

Barcelona mundi PSG-në 3-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe siguroi epërsinë e saj të parë, të rëndësishme përpara ndeshjes në shtëpi. Raphinha theu ngërçin në ndeshjen e spektakolare në Parc des Princes në minutën e 37-të.

Megjithatë, në pjesën e dytë ndeshja shpërtheu vërtet: vendasit u kthyen me golat e Dembélé dhe Vitinha (48′ dhe 51′), por spanjollët  ishin përsëri aty, gjetën sërish golin e barazimit me Raphinha-n (62′) dhe më pas golin e fitores me kokë të Christensen (77′). Mbappe dhe Leëandoëski mbetën jashtë skenës së golit, por gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh te Montjuic.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img