Tuesday, April 23, 2024

Basketboll Meshkuj/Zhgënjen Vllaznia e koshit, mundet nga Teuta në Shkodër dhe eleminohet në gjysëmfinalen Play-Off. Kuqeblutë pa asnjë trofe këtë sezon

Lexo

Vllaznia e koshit për meshkuj e ka mbyllur sezonin 2020-2021 pa fituar asnjë trofe. Pas eleminimit në Kupën e Shqipërisë ka ardhur eleminimi edhe për kampionat. Edhe pse investimet nga presidenca ishin të tilla për ekip kampion, pas as më të voglin hezitim duhet konsiderohet një sezon i dështuar. Ndërrimi i trajnerit amerikan duke ofruar një trajner me emër dhe përvojë fituese si shkodrani, Afrim Bilali, u duk se dha shkëndijat e një Vllaznie, që edhe pse u eleminua në Kupë do të bënte më mirë në kampionat. Dhe, realisht, fitoret me dy skuadrat e kreut të renditjes, Goga Basket dhe Teuta ishin një tregues jo i vogël që në finishin e fazës Play-Off të korrte suksesin.

Një ndeshje jashtëzakonisht e mirë, ajo e gjysëmfinales së parë ndaj Teutës në transferte duke kryesuar gjatë të gjithë ndeshjes, por që lëshon gjithçka në dy minutat e fundit duke e humbur ndeshjen. Me treguesit pozitiv të ndeshjes së parë, opinion sportiv shkodran dhe më gjërë kishte bindjen e plotë se në gjysëmfinalen e dytë në Shkodër Vllaznia do të fitonte për ta çuar kualifikimin në ndeshjen e tretë.

Por, në të vertetë ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” foli krejt ndryshe nga sa mendohej. 18 me 26 në favor të durrsakëve mbyllet perioda e parë, madje me momente të tilla që durrsakët shkëputen deri në 15 pikë. Por Vllaznia, duke fituar periodën e dytë 18-17, në pushim arrin të ngushtojë diferëncën në 36-43. Vllaznia fiton edhe periodën e tretë me të njëjtat shifra sa në të dytën 18-17, por falë diferencës së periodës së parë Teuta kryeson 54-60. Atëherë kur pritej që Vllaznia të përmbyste avantazhin prej 6 pikësh të durrsakëve, kuqeblutë bien në gabime të njëpasnjëshme duke i dhënë mundësi Teutës që ta fitojë periodën e katërt, 19-22dhe krejt ndeshjen me rezultatin 73-82.

Humbja e dytë radhazi në çiftin gjysëmfinal,Vllaznia-Teuta duke bërë që kuqeblutë të eleminohen, ndërkohë që Teuta shkon në funale për t’u përballur me Goga Basket që nga ana e saj eleminoi Tiranën.

Mesazhi i drejtuesit të klubit…

“Vllaznia mbyll kampionatin duke humbur ndeshjen e dytë gjysëmfinale përballë Teutes me rezultatin 73-82! Faleminderit stafit dhe lojtarëve kuqeblu për këtë sezon të vështirë (si për kohën e përgatitjes në fillim sezoni si dhe vështirësive të stervitjes në pallatin e sportit). Urojmë që një sezon i ri do jetë ndryshe bashkë me ju përkrah në tribunë! FORCA VLLAZNIA!”

Ky është mesazhi i drejtuesve të KB Vllaznia i përcjellur në faqen zyrtare FB, të cilët patjetër që do të dijnë të analizojnë me kujdes se çfarë nuk shkoi si duhet në këtë sezon, në mënyrë që të marrin masat e duhura për sezonin e ardhshëm që Vllaznia të jetë aty ku e kërkon tifozëria shkodrane, si dhe vetë ato si drejtues.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img