Friday, April 26, 2024

Futboll-Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Të hënën, ora 19.00 në stadiumin “Air Albania”, Skendërbeu-Vllaznia, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi kërkesë Ministrisë për tifozë

Lexo

Kuqeblutë janë gati për sfidën finale të Kupës së Shqipërisë. Që prej së enjtes, një ditë pas ndeshjes së fundit të kampionatit, ato janë përqëndruar tek dueli i së hënës duke pasur vetem një objektiv, atë të fitimit të trofesë.

Ajo që i preokupon kuqeblutë është mungesa e tifozëve në stadium, një kërkesë kjo e kahershme, por që tashmë me lehtësimet e masave anti-Covid, këmbëngulja është edhe më e madhe. Pikërisht, për këtë bën fjalë edhe një kërkesë zyrtare që kryebashkikja e Shkodrës, Voltana Ademi i ka bërë Ministrisë përkatëse për lejimin e tifozeve në stadium. Ka qënë vetë KF Vllaznia që ka përcjellë zyrtarisht për publikun, shkresën në fjalë, në të cilën thuhet:

“Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img