Sunday, May 5, 2024

Besëlidhja-Iliria, kryendeshja e javës së 14-të të Kategorisë së Dytë. Në vemendje edhe dueli, Tërbuni-Valbona

Lexo

Grupi A i Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Dytë, luan sot ndeshjet e javës së 14-të. Kryendeshja e kësaj jave është ajo që do të luhet në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës, në mes skuadrës vendase, Besëlidhja dhe Ilirisë së Fushë Krujës.

Përballen vendi i parë me vendin e tretë, me lezhjanët që kryesojnë kampionatin me 33 pikë dhe fushë krujasit të tretët me 29 pikë, ndërkohë që në vend të dytë është Valbona me 31 pikë.

Një fitore e skuadrës lezhjane të drejtuar nga trajneri Dritan Smajli bën që Besëlidhja të avancojë edhe më shumë drejt objektivit të kualifikimit në kategorinë e parë. Në rast të kundërt gjërat komplikohen për lezhjanët duke futur në garë edhe Ilirinë.

Por, në të njëjtën kohë, në vemendje të plotë është edhe sfida që do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, mes ekipit vendas që renditet në vendin e pestë të klasifikimit dhe Valbonës, e dyta me 31 pikë, vetëm më pak sesa Beslidhja kryesuese.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave nisin në orën 13:30 të ditës sxë sotme, sipas këtij kalendari:

BESËLIDHJA-ILIRIA ORA 13:30

TËRBUNI-VALBONA ORA 13:30

VELEÇIKU-ALBANËT ORA 13:30

MURLANI-NAFTËTARI ORA 13:30

SOPOTI-GRAMSHI ORA 13:30

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img