Saturday, July 27, 2024

Çelsi ul pretendimet për Brojën, gati për ta huazuar me detyrim shitje

Lexo

Chelsea duket se është gati të ndahet me Armando Brojën. Pak ditë më parë u tha se do të vlerësonte Armando Brojën gati 50 milionë stërlina (58.3 milionë euro), por sot gjërat kanë ndryshuar. Fakti është se çmimi fillestar ka “trembur” pretendentet dhe për këtë motiv Çelsi ka ulur pretendimet.

“The Sun” ka raportuar se drejtuesit e klubit blu kanë ndryshuar qëndrim dhe janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka për të shitur shqiptarin. Largimi i 22-vjeçarit do të ishte fitim i pastër për financat e klubit pasi ka statusin e “talentit të rritur në shtëpi”.

Mësohet se Çelsi ka ulur pretendimet sa i përket vlerës së kartonit deri në 35 milionë stërlina (40.8 milionë euro) vetëm më një kusht. Nëse lojtari do të largohej që në janar me formulën e huazimit atëherë skuadra e ardhshme duhet të pranojë që ta blejë Brojën në merkaton e verës.

Për momentin Uolves dhe Fulham kanë shfaqur interes të fortë për Brojën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img