Saturday, July 27, 2024

Liga e Kampioneve-Grupi E: Atletiko nuk fal, Lacio kualifikohet si e dyta

Lexo

Asnjë surprizë në Civitas Metropolitano, vendosin golat e Griezmann dhe Lino

Lazio u mposht 2-0 në Madrid nga Atletico-s në ditën e fundit të Grupit E të Ligës së Kampionëve, duke dështuar të kapërcejë spanjollët në krye dhe duke kaluar në raundin e 16-shes si e dyta në renditje. Ndeshja e Citivas Metropolitano u vendos nga dy gola në minutat e para të çdo pjese: goditja e Griezmann në minutën e 6-të, perla e Linos në minutën e 51-të. Bardhekaltërit bënë shumë pak për të tentuar një “grusht shteti” dhe në fund ata duhet të kënaqen me kualifikimin e arritur tashmë ndaj Celtic. Tani Sarri, ashtu si Mazzarri dhe Inzaghi, do përballen me një short potencialisht shumë të komplikuar.

Në sfidën tjetër të grupit, ku nuk kishte asgjë në lojë, Celtic ka marrë një fitore 2-1 përballë Feyenoord. Vendasit shënuan të parët me anë të Palma në minutën e 33-të me 11-metërsh. Holandezët barazuan me anë të Minteh në minutën e 82-të, ndërsa në limite ishte Lagerbielke që i dha fitoren skuadrës skoceze, por që nuk e ndihmon të largohet nga vendi i fundit në klasifikim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img