Sunday, May 5, 2024

Debatet për penalltinë që vendosi fitoren e Vllaznisë ndaj Partizanit. Ilir Kepa, i bindur që ishte penallti!

Lexo

Ish futbollisti i Vllaznisë, kombëtares, dhe në vazhdim në futbollin belg, Ilir Kepa, duelin e javës së 35-të të Superiores së futbollit shqiptar, Partizani – Vllaznia e nga ndjekur me shumë ecion larg nga Bruksesi ku jeton prej vitesh me familjen e tij. Fitorja e Vllaznisë me rezultatin 0 me 1 me golin e shënuar nga pika e penalltisë nga Herald Marku e ka gëzuar pa masë, por në vazhdim, komentet dhe debatet e shumta në lidhje me penalltinë dhënë në favor të Vllaznisë e kanë mërzitur jo pak. Ndaj, në këtë kontekst, ai nuk ka vonuar të përcjellë komentin e tij reargues në faqen e tij rrjetit social FB,

“Penallti apo jo? Penallti! Sinqerisht do të më vinte zor në qofte se do të pretendoja që nuk ishte Penallti….. Pse..? Sepse rregullorja thotë në një nga pikat. Në qofte se dora apo krahi e ka zmadhu artificialisht siperfaqen e mbulume të trupit me dorë ose me krahe asht penallti gja e cila ndodhi në kët ndeshje, sepse po të shohim në momentin e gjuajtjes së topit nga lojtari i Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryn dy proçese i hap dhe i ngushton krahët dhe pengon topin të hyje në rrjete. Dhe e dyta, është fakti ma kryesor sepse lojtari ndodhet mbas portierit dhe konsiderohet si lojtar i fundit dhe se rreziku është shumë ma i madh të hyj topi në rrjete se kur të ishte me portier te porta.

Turp gazetarëve, turp trajnerit të Partizanit që bejne skandale të tilla. Fundi i fundit arbitrimi ishte shumë i mire, i rregullt për të dyja palet dhe shumë i ekuilibrum. Fitore e merituar e Vllaznisë, 100 %.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img