Monday, April 29, 2024

Lot dhe emocione si asnjëherë tjetër për Edi Martinin. Ja si shprehet ai pas barazimit 0-0 Laçi-Teuta, dhe Partizani-Vllaznia 0-1

Lexo

“Vllaznia dhe Laçi ndeshen njëra me tjetrën në javën e fundit, janë skuadra shumë të forta për goleadë. Ne luajmë me Apoloninë, e rënë nga kategoria, nuk ka motivimin për të vazhduar, do e kemi më të lehtë. Ne kishim në nxehmje dhe 2 sulmuesë të tjerë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa, për të ruajtur rezultatin. Sot jam i gëzuar dhe kam shumë unë emocione. Janë ata që kanë fituar kupë dhe superkupë, janë afër kampionatit. I përgëzoj dhe jam krenar për ta.

Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe Vllaznia ra nga kategoria, karma ndonjëherë të kthehet. Kam hedhur një status që jeta vazhdon. Unë sot nuk dua të merrem me asnjë, dua të merrem me veten”, deklaroi i përlotur shkodrani, Edi Martini nga qyteti i Laçit, pas barazimit që skuadra e tij Teuta mori me laçjanët vendas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img