Trajneri italian pas humbjes kundër Zvicrës dhe eliminimit nga Euro 2024: “Diferencën e bëri ritmi më i ngadaltë se ata, nuk erdhëm këtu në kushte të jashtëzakonshme”
“Goli i dytë në fillimin e pjesës së dytë na goditi këmbët dhe ne nuk ishim shumë kërkues. Diferenca u bë nga ritmi më i ngadaltë se ata në pjesën e parë dhe gjithashtu tek lojtarët individualë, kishte një ritëm tjetër”. Kështu e komenton trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, humbjen ndaj Zvicrës, e cila dënon të kaltërit me eliminim në fazën e 16-shes të Euro 2024.
“Ritmi bën gjithmonë diferencën. Sonte kam ndryshuar lojtarët, ndoshta në këtë moment këtu nuk mund të bëjmë më shumë se kaq”.
“Rruga drejt Kupës së Botës? Është e qartë se na duhet më shumë këmbë dhe ritëm, më shumë vazhdimësi, më shumë sakrifica. Ne nuk arritëm këtu në kushte të jashtëzakonshme dhe në këtë temperaturë bëhet e vështirë”.