Tuesday, May 7, 2024

Futboll Femra/Pas titullit kampion me të rriturat, Vllaznia me trajneren Luçie Gjini është kampione edhe për U-15

Lexo

Ndeshja finale Vllaznia-Apolonia 3:0

(Shënuese: Arlinda Kodra 2,  Lusil Cungu)

E shtunë, 29 maj 2021, ora 18.00, Kompleksi Sportiv “Internacional” Tiranë

Vllaznia: Laura Gjergji, Emi Blinishta, Donatela Marku, Ersida Shporaj, Herta Hasaj, Arlinda Kodra, Lusil Cungu, Klaudia Borci, Juarda Aliaj. Trajnere: Luçije Gjini(Gjatë lojës u aktivizuan edhe  Egla Hoxha, Angjela Precaj, Mari Shkambi, Franceska Precaj, Samanta Pemaj, Oreljana Shytani.)

Është thënë edhe më herët që Vllaznia në futboll për femra është absolutja e futbollit shqiptar, por nëse e përsërisim nuk bëjmë asgjë të keqe, sepse i rikujtojmë opinionit sportiv punën tejet të mirë që bëhet me femrat e futbollit në qytetin e Shkodrës.

Të dirigjuar nga një president si Lazër Matija, që përpos korrektesës në mbështetjen financiare, falë karrieres së tij të pasur si futbollist, ka njohjet e duhura për të pasur një bashkëpunim po aq të mirë edhe në aspektin teknik me kolegët e stafit, vetëm pak ditë më parë, Vllaznia e të rriturave me trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza koleksionoi titullin e tetë kampion radhazi. Ndërkohë, që po për ekipin e parë të të rriturave, të mërkurën e ardhshme është në pritje për fitoren e trofeut të radhës, pasi luan në “Air Albania” finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Apolonisë.

Por, në këtë shkrim, është radha të flasim për ekipin e moshave, Vllazninë U-15, një Akademi më vete për mënyrën se si punohet plot seriozitet dhe profesionalizëm, në gjirin e së cilës ka element me shumë perspektivë, emrat e të cilave shumë shpejt do të jenë protagoniste, jo vetem të Vllaznisë, por të futbollit shqiptar në përgjithësi.

15 vjeçaret e drejtuara nga trajnerja Luçie Gjini, që jo shumë larg edhe ajo vete u shpall kampione me ekipin e parë të Vllaznisë, u ballafaquan në finalen e Kampionatit Kombëtar të futbollit, i pari në vendin tonë për këtë kategori moshe, me ekipin e Apolonisë.

Një ndeshje kjo e luajtur në Kompleksin Sportiv Internacional të Tiranës që u dominua tërësisht nga skuadra shkodrane. Një domimin i dukshëm, jo vetem në lojë por edhe në rezultat, kur e gjithë ndeshja u mbyll me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 3 me 0.

Autore të golave janë dy talente, njëra më e spikatur se tjetra, Arlinda Kodra dhe Lusil Cungu. E para tundi dy herë rrjetën kundërshtare, ndërsa e dyta, Lusil Cungu, mbesa e trajnerit të njohur Armando Cungu shënoi golin e tretë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img