Wednesday, April 24, 2024

Futboll-Superiore/ Java e 33-të e gjitha në enjten, spikat derbi Partizani-Tirana, Vllaznia luan në transfertë me Bylisin

Lexo

Java e 33-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore do të luhet e tëra të enjten. Ky është vendimi i marrë nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një javë, ashtu si edhe ajo e mëparshmja pritet të sjellë lëvizje të pozicioneve të skuadrave në tabelën e klasifikimit.

Kryendeshja e kësaj jave, natyrisht është ajo në mes Partizanit dhe Tiranës, një derbi kryeqytetas që nëse do të luhej me tifozë do të kishte numër rekord në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Të kuqtë do të kërkojnë patjetër fitoren për të kompensuar pikët e lëna javën e kaluar në transfertën korçare dhe duke shpresuar nga ndonjë hap i gabuar i rivalëve të rimarrë përsëri kreun e renditjes. Ndërkohë, bardheblutë, sidomos pas fitores së djeshme ndaj Kastriotit, kanë një oreks më tepër se kurrë për të marrë pikë të tjera duke synuar zonën europiane, por në të njëjtën kohë edhe titullin.

Vllaznia e Shkodrës do të udhëtojë drejt qytetit të Ballshit, ku vendasit, sidomos pas humbjes së thellë 4-0 me Teuten, janë zhytur më tepër se kurrë në “ethet” e rënies nga kategoria, ndaj do të kërkojnë fitoren. Të njëjtën gjë, madje ndoshta edhe më shumë kërkon edhe Vllaznia, e cila edhe ajo vjen nga humbja e javës së kaluar me Kukësin, dhe nëse nuk arrin të fitojë, mund të shkatërrojë një sezon të tërë, ku në pjesën më të madhe të kohës ishte kryesuese.

Po kaq sfidë interesante dhe e dyluftuar pritet të jetë edhe ajo e kryesuesve të klasifikimit, durrsakëve të Teutës që luajnë në transfertë me Kastriotin. Ndërkohë, duel “hekrash” pritet të jetë edhe sfida e Laçit, ku skuadra vendase pret Skenderbeun. Me laçjanët që duan Europën dhe titullin, si dhe korçarët mbijeteses. Apolonia-Kukësi, ndoshta për vetë pozitat në renditje, mund të jetë ndeshja më e qetë e javës së 33-të, me fierakët të pashpresë për mbijtesë dhe kukësianët komodë në mesin e artë të renditjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img