Friday, March 29, 2024

Humbja me Vllazninë trondit stolin e Colellës

Lexo

Demat largohen të zhgënjyer nga Shkodra duke u mposhtur 1-3 nga Vllaznia në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Në deklaratat pas ndeshjes për “Oversport” mungoi Giovanni Colella. Sipas informacioneve timonieri italian ka biseduar për disa minuta me Olsi Ramën dhe Elton Marinin, teksa diskutohet edhe qëndrimi i tij në krye të Partizanit.

“Qendrova në pritje, doja që të kuptoja pak më shumë. Ka qenë një bisedë të gjatë me drejtorin Olsi Rama, drejtorin Marini. Me sa duket po vihet në pikëpyetje vazhdimësia e tij. Nuk e kanë shkarkuar, por e ka kërkuar vetë ai (Kolela). Nuk e di nëse do të jetë prezent për derbin. E pashë goxha të mërzitur. Është i nxehtë. Jo se ka marrë një vendim, por vihet në dyshim vazhdimësia e tij te Partizani. Ky është shpjegimi që dua të jap, nuk po them që dha dorëheqjen, nuk po them që u largua, por që vihet në pikëpyetje vazhdimësia e tij”, është shprehur Alban Xhihani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img