Friday, April 26, 2024

Martini: “Ishim me fat sot, me Vllazninë nuk ka hakmarrje”

Lexo

Djemtë e Edi Martinit fituan 2-0. Sherif Kallaku ishte heroi i ndeshjes i cili shënoi dopietë duke i dhuruar skuadrës një fitore të rëndësishme në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Për “Oversport” Martini u shpreh:

“Fitorja? Kukësi e dominoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ia dolëm të bënim mirë dhe bravo cunave që arritën të fitonin sfidën.

Ndryshimet në pjesën e dytë? Kukësi i kishte marrë mirë masat dhe nuk bëmë dot lojën tonë. Në këtë mënyrë bëmë dhe ndryshimet e duhura. Ishim sot me fat ndaj Kukësit.

Vllaznia? Nuk ka hakmarrje. Asnjëherë nuk e quaj hakmarrje. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe mundësisht ta fitojmë atë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img