Friday, April 26, 2024

Josa: “Hap i rëndësishëm, do të luftojmë edhe në Kup edhe në Kampionat”

Lexo

Vllaznia fiton 3-1 ndaj Partizanit në çerekfinalen e parë të Kupës të zhvilluar në “Loro Boriçi”. Pas këtij triumfi Mirel Josa u shpreh për “Oversport”:

“Fitorja? Është një hap shumë i rëndësishëm por asgjë nuk ka përfunduar. Nuk ka më gol në fushën kundërshtare dhe duhet të jeni të vëmendshëm për ndeshjen e kthimit. Tani fokusohemi te sfida e Durrësit ndaj Teutës. E lujtëm mirë ndeshjen, por na u vështirësua pasksa sfida për shkak të reshjeve të shiut. Nuk ka asnjë skuadër të vogël. Problemi është se ne duhet të sillemi përherë njësoj. Futbollit nuk luhet ndryshe, por duhet të përshtatemi me çdo kundërshtarë.

Stoli? Probleme kemi pasur gjatë gjithë kësaj periudhe. Edhe kur kemi pasur mungesa skuadra ka reaguar mirë. Sot u munduar të ishim më të plotë. Balaj nuk ka probleme fizike, por ka probleme për të gjetur golit. Na doli mirë më Kainan. Të gjithë lojtarët duhet të jenë në gjendje për të luajtur mirë në fushën e lojës.

Çoba-Kaina mund të ulë në stol Balaj-Latifi?  Nuk i bëj krahasimet në këtë formë, por mua më intereson që Kaina të jetë në 100%. Sot ka luajtur Qarri pasi ai është për ndeshjet e Kupës. Çoba në ndeshjen me Partizanin dha një kuntribut të madh dhe rikuperuam shumë me të. Edhe ky lojtar do minutazhin e tij. Mua më intereson që lojtarët të jenë të gatshëm për të luajtur, por mënyra se si kompromentohen është punë e imja

Kupa apo kampionati? Do të vazhdojmë në të dyja krahët. Nuk i ndaj asnjërën, do të luftojmë deri në fund. Jemi të vetëdijshëm se çfarë force ka Partizani.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img