Saturday, May 18, 2024

Sot, tre duelet e para të javës së 16-të të Abissnet Superiore. Spikat, Vllaznia-Dinamo, ora 17:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Do të luhen ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e 16-të të “Abisnet Superiore”. Sfida mjaft interesante që do të luhen në aksin Rrogozhinë-Laç-Shkodër.

Erzeni do të presë në shtëpi Kukësin. Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren,e cila do t’i largonte nga zona e ftohtë e renditjes. Kjo ndeshje do të startojë në orën 13:30.

Tirana do të luajë në transfertën e vështirë të Laçit po në orën 13:30,me bardheblutë që kërkojnë hakmarrjen ndaj kurbinasve. Kujtojmë që këta të fundit triumfuan me rezultatin 0-3 në “Selman Stermasi” në fazën e parë të kampionatit.

Në krahun tjetër, në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë Vllaznia-Dinamo. Shkodranët kërkojnë 3 pikët për tu çliruar nga momenti jo i mirë që po kalojnë,ndërsa Dinamo kërkon pikë që të vazhdojë ecurinë pozitive.

Ndeshjet e ditës së sotme

Erzeni-Kukësi, ora 13:30

Laçi-Tirana 13:30

Vllaznia-Dinamo 17:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img