Laçi dhe Teuta përballen sot në stadiumin “Laçi” në një takim të vlefshëm për javën e tretë të Abisnet Superiore.
Ndeshja do të nis në orën 16:00 me të dyja skuadrat që vijnë në këtë përballje pas rezultateve pozitive në javën e dytë.

Laçi e ka nisur kampionatin me dy rezultate të ndryshme,ku në javën e parë kurbinasit barazuan ndaj Elbasanit ndërsa në javën e dytë regjistruan një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Partizanit.
Ky rezultat i ka dhënë skuadrës tre pikët e para të sezonit dhe një shtysë përpara ndeshjes së sotme.
Në krahun tjetër edhe Teuta ka grumbulluar katër pikë në dy javët e para.
Durrsakët e nisën kampionatin me një barazim ndaj Partizanit ndërsa në javën e dytë morën fitoren e parë sezonale, duke përmbysur Tiranën dhe duke siguruar tre pikë të rëndësishme.
Të dyja skuadrat shfaqen në këtë përballje me një bilanc prej një barazimi dhe një fitore, çka e bën ndeshjen e sotme të rëndësishme për vazhdimësinë e tyre në kampionat.
Laçi do të ketë avantazhin e fushës dhe do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive pas fitores ndaj Partizanit.
Skuadra kurbinase synon të shfrytëzojë mbështetjen e publikut dhe të marrë një tjetër rezultat që do ta konsolidonte startin e sezonit.
Teuta ndërkohë vjen në Laç pas një fitore me përmbysje ndaj Tiranës dhe kërkon të ruajë momentin pozitiv.
Durrsakët do të synojnë të marrin pikë edhe në transfertë, në një ndeshje ku organizimi dhe efikasiteti në të dyja fazat e lojës do të jenë të rëndësishme.
Përballja e sotme do të jetë edhe një test për të dyja skuadrat në aspektin e vazhdimësisë.
Pas dy javësh Laçi dhe Teuta kanë treguar se janë në gjendje të marin rezultate, por ndeshja direkte do të përcaktojë se cila prej tyre do të vazhdojë me një tjetër rezultat pozitiv.
Një përballje mes dy skuadrave që e kanë nisur sezonin me rezultate pozitive dhe që do të kërkojnë të shtojnë pikë në tabelën e Abisnet Superiore.
Fatos LAMAJ


