Monday, December 9, 2024

Lajm i keq për kombëtaren Shpresa. Trajneri Alban Bushi pozitiv, në ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë drejton Mustedanagiç

Lexo

Për kombëtaren Shpresa U-21, e cila është në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme, ato kundër Kosovës dhe Anglisë, që të dyja në transfertë, përkatësisht në datat 13 nëntor dhe 17 nentor, vjen një lajm aspak i mirë. Gjatë analizave të bëra në kampin kuqezi të 21 vjeçarëve trajneri Alban Bushi ka rezoltuar pozitiv. Lajmi në fjalë bëhet i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes faqes zyrtare të këtij institucioni.

“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img