Friday, March 29, 2024

Liga e kampioneve-Eleminohet Barcelona. Bajerni dhe Benfika kalojnë në 16-she

Lexo

Mundet edhe në Mynih, Benfika nuk gabon ndaj Dinamos së Kievit, siguron turin e 16-shes

Janë luajtur të mërkurën 8 ndeshjet e 4 grupeve të tjera të Ligës së Kampioneve, që ishin edhe të fundit e kësaj faze dhe takimi më i zgjedhur i së mërkurës, i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka qenë ai i grupit E, ku Bajerni ka pritur në Mynih Barcelonën. Përkundër faktit që ishte kualifikuar dhe kishte siguruar edhe vendin e parë në renditjes, ndërsa katalanët rrezikonin gjithçka, ka qenë skuadra bavareze që e ka nisur më mirë lojën, duke e mbizotëruar atë dhe, përtej përpjekjeve sporadike të Barcelonës, është Bajerni që kalon i pari në epërsi pas 34 minutash lojë.

Myler bën mjaftueshëm për ta kaluar topin me kokë përtej vijës fatale dhe gjyqtari kryesor sinjalizon për gol. 3 minuta para fundit të pjesës së parë, Bajerni gjen edhe golin e dytë, pas një goditjeje të Sanesë, që gjen të papërgatitur në portën e Barcelonës gardianin gjerman të saj, Ter Shtegen. Me këtë epërsi të dyfishtë të Bajernit do të mbyllen 45 minutat e para në “Allianz Arena”.

Edhe 45 minutat e dyta do të ofrojnë të njëjtën tablo, me Bajernin, që jo vetëm mbizotëron në lojë, por vijon të gjejë edhe një gol të 3-të, me anë të të riut Musiala. Kjo fitore ka bërë që Barcelona t’i japë lamtumirën veprimtarisë më prestigjioze të futbollit kontinental të klubeve, teksa do të vijojë betejën në Ligën e Evropës.

Bashkë me Bajernin në turin tjetër do të shkojë Benfika, që e ka siguruar praktikisht brenda 22 minutave të para fitoren ndaj Dinamos së Kievit, me Jaremçukun që i kalon portugezët në epërsi në minutën e 16-të dhe me Zhilberton që dyfishon 6 minuta më pas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img