Thursday, April 25, 2024

Mançester Siti, luftë në tre fronte. Guardialo, optimist për fitimin e trofeve!

Lexo

Pep Guardiola thotë se është një ëndërr e bërë realitet që Mançester Siti po lufton në të tria frontet. Pas fitores 3-0 ndaj Evertonit në transfertë, kampionëve u duhet vetëm një fitore për të fituar titullin e tretë radhazi.

Ndërkohë që i gjithë fokusi tani është te gjysmëfinalja e kthimit të Champions-it nesër në “Etihad” pas barazimit 1-1 në “Bernabeu”. Dhe në 3 qershor, Siti ka edhe një finale historike kundër rivalëve të Junajtidit për të luajtur në Kupën FA.

“Është një ëndërr e bërë realitet të jesh këtu”, tha trajneri katalanas pas fitores së 11-të radhazi në kampionat.

“Në fund ne nuk mund t’i fitojmë trofetë dhe njerëzit do të thonë se ata nuk janë një skuadër e mirë ose janë një dështim apo katastrofë, por është një ëndërr e bërë realitet. Ne jemi e vetmja skuadër në Europë që luftojmë për të gjitha kompeticionet. Po në finalen e Kupës FA kundër Junajtidit nuk ka përfunduar. Premier Liga nuk përfundon kurrë.

Ne e dimë nga e shkuara me Liverpulin. Këtë sezon është e njëjta histori. Jam shumë i sigurt se Arsenali do t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura. Por të luajmë në gjysmëfinalen e Champions-it në shtëpi, përpara njerëzve tanë dhe duke u përpjekur për të arritur në finale, është një arritje e jashtëzakonshme”, nënvizoi tekniku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img