Tuesday, November 12, 2024

Merkato-Shkodrani Ardit Nikaj, zyrtarisht futbollist i Skendërbeut. Vllaznia humb talentin e sulmit, por mjaftohet me vetëm 20 % të kartonit në çdo transferim të mundshëm të tij

Lexo

Vllaznia ka humbur një talent të vertetë. Kështu të paktën është opinioni I shumë trajnerëve dhe specialistëve të futbollit shkodran, të cilët kanë pasur rastin të trajnojnë shkodranin Ardit Nikaj. 19 vjeçari që është edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë U-20  ka shkëlqyer në ekipin e Vllaznisë U-19 me trajner Luan Zmijanin, jo vetëm numrin e madh të golave të shënuar në portat kundërshtare, por edhe për vetë mënyrën e lojs së tij. Shumë i fortë fizikisht, teknik, përpunues i aftë i topit, i shpejtë dhe shpërthyes si askush tjetër, ku në shumtën e rasteve është parë që me topin në zotërim të vraponte nga gjysëmfusha e tij drejt portës kundërshtare duke zhvlerësuar të gjitha tentativat e futbollistëve kundërshtarë për ta penguar dhe destinacioni i tij ishte tundtja e rrjetës. Aksione dhe ndeshje këto që fatmirësisht, përpos atyre të pranishmëve në stadium, kanë patur rastin t’i shijojnë edhe shumë e shumë të tjerë përmes ekranit të TVSH-së në transmetimet e vazhdueshme live që i ka bërë futbollit të moshave.

Është kjo arsyeja që mungesa e akordit mes tij dhe drejtuesve të Vllaznisë mori një vemendje jo të vogël në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Nikaj ishte pranë firmës me kuqeblutë, por diçka nuk shkoi si duhet, ndërkohë që menaxherët e kanë marrë përsipër ta promovojnë nxituan ta dërgojnë tek Skenderbeu.

Futbollisti 19-vjeçar, i cili është produkt i akademisë së Vllaznisë, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin korçar. Lajmi është konfirmuar nga vetë Nikaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, teksa shihet duke pozuar me presidentin Takaj dhe Denis Balajn, i cili së bashku me Shkumbin Qormemetin janë agjentët e shkodranit. 19-vjeçari luan në repartin ofensiv, teksa i bën të gjitha pozicionet, qoftë atë të sulmuesit qendror si dhe atij të krahut.

Në këtë lëvizje të Nikajt drejt Skenderbeut, KF Vllaznia, edhe pse humbi një vlerë jashtëzakonisht me peshë për fushën e lojës dhe njëkohësisht edhe për fushën e menaxhimit të të ardhurave në dobi të klubit kuqeblu, të paktën nuk mbeti krejt pa gjë. Bëhet fjalë për një marrëveshje mirëkuptimi mes dy klubve dhe dakortësinë e vetë futbollistit, ku KF Vllaznia ka arritur të ruajë 20% të të drejtave të kartonit në çdo transferim të mundshëm të tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img