Saturday, July 27, 2024

U largua nga Vllaznia, maqedonasi Aleksandër Isaevski firmos për Dinamon

Lexo

26 vjeçari, i cili spikati në sezonin e kaluar me Vllazninë, është prezantuar sot me blutë. Nuk ka më dilema, Aleksandër Isaveski është një lojtar i Dinamos. I kërkuar nga shumë skuadra, ish-mbrojtësi i Vllaznisë në sezonin e kaluar, ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme destinacionin e ri. Një tjetër goditje e rëndësishme e bluve të kryeqytetit, 18 herë kampionë të Shqipërisë, të saporikthyer në Kategorinë Superiore.

Isaevski ishte një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës së Vllaznisë në sezonin e kaluar, duke u aktivizuar rregullisht në formacionin e trajnerit Brdariç. Por në këtë sezon të ri do të provojë një tjetër skuadër, atë të Dinamos, e cila është mjaft aktive në merkato në këtë periudhë.

Njoftimi zyrtar i klubit Dinamo:

Aleksandar Isaevski… zyrtarisht Dinamovit

Mbrojtësi 26-vjeçar është zyrtarisht pjesë e Dinamos si afrimi më i fundit në merkato. Lojtari i krahut të majtë vjen si një përforcim me shumë vlera në repartin e mbrojtjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img