Monday, April 29, 2024

Mesazhi i Ermir Vajushit për bashkëqytetarët e tij shkodranë: TIFOZ i dashur, ti duhet të jesh në Stadium për të mbështetur maksimalisht Skuadrën tënde të Zemrës VLLAZNIA!

Lexo

Ka qënë dhe vazhdon të jetë ndër tifozët dhe mbështetësit më të zjarrtë të Vllaznisë në vite. Vazhdon, Ermir Vajushi, të jetë i tillë, edhe sot, kur falë kualifikimit si trajner, drejton prej dy-tre vitesh një skuadër futbolli në Gjermani. Referuar situatës elektrizuese që ka përfshirë qytetin verior të Shkodrës dhe më gjërë për supersfidën e së dielës, Vllaznia-Partizani, Vajushi përcjell nga Gjermania ku jeton prej vitesh, mesazhin për fansat kuqeblu, duke i ftuar të gjithë, pa as një dallim grupimesh, të mbështesin skuadrën e zemrës Vllaznia në përballjen ndaj Partizanit.

…mesazhi i Ermir Vajushit…

Mramja e mirë Zemra të Forta

Shumica prej nesh kena ken kritik ndaj Presidentit, Drejtorit, Trajnerit dhe Lojtarëve për ecurinë e Vllaznis dhe kena pas të drejtën maksimale për me ken të mërzitun dhe kritik ndaj tyre, për vetë mënyrën se si rrodhën ngjarjet dhe performancat që Skuadra na dhuroi javë mas jave.

Kjo u reflektu jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe duke boshatis stadiumin Loro Boriçi në ekstremitet!

Por … në vazhdimësinë e kampionatit situatat dhe Pozita e Vllaznis erdhi në rritje dhe sot Skuadra vjen pas disa rezultateve Pozitive të saj të njëpasnjëshme.

Renditemi të 3-tët dhe në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Partizanit, është mundësia që të kapet vendi i 2të në rënditjen e kampionatit.

TIFOZI NË THEMEL, E KA VENDIN NË STADIUM, SI NË DITË TË MIRA E PO ASHTU EDHE NË DITË TË KËQIJA.

Kena kërku rezultate pozitive, ato tashma kanë ardh dhe ne si tifozë na lind detyrimi që të rikthehemi në stadium, aty ku e kena vendin.

Prandaj TIFOZ i dashur ti duhet të jesh në Stadium për të mbështetur maksimalisht Skuadrën tënde të Zemrës VLLAZNIA.

Përveçse është një ndeshje e rëndsishme e kampionatit, ku siç thashë mund të kapim vendin e 2të në renditje, e cila është shumë e rëndësishme për të famshmen Final4, kjo ndeshje ka edhe rëndësi morale, pasi luhet ndaj një rivali historik siç është Partizani.

Prandaj TIFOZ i dashur, ti duhet të jesh aty, në Stadiumin Loro Boriçi në mbështetje maksimale të skuadrës tënde të Zemrës VLLAZNIA.

Shpesh herë themi që, sa herë bahet thirrje, skuadra zhgënjen.

Njeriu është i prirur që të kujtojë më shumë të këqijat sesa të mirat.

Kena ndeshje pozitive sa të dona për me kujtu, ku skuadra me ndihmën e jashtzakonshme të tifozerisë, ka triumfu ndaj kundërshtarëve të saj, disa herë edhe duke mos ken favorit.

Prandaj TIFOZ i dashur, ti duhet të jesh aty për të mbështetur maksimalisht Skuadrën tënde të Zemrës VLLAZNIA.

Në ndeshjen e kaluar, Partizani na mundi 4-1, ku situatat ishin në kahe të kundërta.

Partizani vinte pas disa fitoreve radhazi, ashtu siç vjen Vllaznia e këtij momenti,

ndërsa Vllaznia vinte në atë ndeshje pas shumë oshilacioneve, ashtu siç vjen Partizani i këtij momenti.

Prandaj TIFOZ i dashur, ti duhet të jesh në Stadium për të mbështetur dhe besuar tek Skuadra jote e Zemrës VLLAZNIA.

TI DUHET TË JESH NË STADIUM TË DIELËN!

PËR VETE, PËR VLLAZNIN DHE PËR QYTETIN,

SI VLLA ME VLLAZNIT E TIJ.

VLLAZNI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img