Wednesday, April 24, 2024

Njihuni me sfidat interesante të javës së 33-të e Abissnet Superiore

Lexo

Kampionati “Abissnet Superiore” ka nisur sprintin final drejt finishit, ku do të përcaktohen edhe verdiktet e këtij sezoni. Kampionati do të rikthehet të luajë të gjitha takimet e javës së 33-të në ditën e mërkurë. Kjo javë do të jetë shumë deçisive për shumë skuadra që luftojë për Europën dhe ato që kërkojë mbijetesën. Në orën 15:00 do të luhen katër takime si Erzeni-Bylis, Kastrioti-Egnatia, Kukësi-Laçi dhe Vllaznia-Teuta. Ndërsa në orën 18:30, do të luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.

Sfida Erzeni-Bylis është shumë e rëndësishme për fatet e të dyja skuadrave për mbijetesë. Shijakasit e Xhevahir Kapllanit janë më të favorizuar. Ato ndodhen në vendin e shtatë dhe synojnë 3 pikët që do ta largonin përfunimisht nga zona e ftohtë, ndërsa ballshiotët duan me patjetër tre pikët pasi kanë shansin e fundit për të synuar mbijetesën.

Nga ana tjetër, Kastritoti kërkon të befasojë Egnatian e vendit të tretë, ndërsa rrogozhinasit kërkojnë të mbajnë fort vendin e tretë të renditjes. Kukësi nga ana tjetër kërkon të dalë na zona e ftohtë, ndërsa Laçi të afrohet më shumë me Europën.

Durrsakët do të sfidojnë në Shkodër Vllazninë dhe një fitore e mundshme do të sillte edhe sigurimin matematikisht të mbijetesës në Superiore. Teuta ka kaluar një sezon mes shumë vështirësive duke u gjendur shpeshherë në vendet e fundit të renditjes por në 2 fazat e fundit kanë kthyer përmbys gjithçka dhe janë shumë pranë shpëtimit të sezonit. Kuqeblutë kërkojnë të rikthehen te suksesi dhe t’i marrin kurbinasve vendin e katërt.

Në orën 18:30, do të luhet derbi Tirana-Partizani që mund të ndajë fatet e këtij sezoni të Superiores. Bardheblutë kryesojnë tabelën e klasifikimit më 59 pikë, dy më shumë se Partizani. Në rast se “demat e kuq” arrijnë të triumfojnë ndaj Tiranës, do të dalin në vendin e parë të Superiores.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img