Monday, July 15, 2024

Pas pak… ora 20:45, Poloni-Shqipëri-Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Reja zbardh formacionion e parë.

Lexo

Tekniku Reja ka zyrtarizuar formacionin me të cilin do ta fillojë ndeshjen përballë Polonisë vendase. Në portë do të jetë Berisha, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të skuadrës. Në prapavijë do të jenë, Hysaj dhe Trashi nga krahët me treshen Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti në qëndër, duke aplikuar një skemë me pesë mbrojtës 5-3-2 që në varësi të lojës shndërrohet edhe 3-5-2. Mesi i fushës përbëhet me Gjasulën, Baren dhe Abrashin për të vijuar me sulmin, që në këtë ndeshje nga minuta e parë i është besuar dyshes, Sokol Çikalleshi e Rei Manaj.

Ajo që tërheq vemendjen në protomkollin e kombëtares shqiptare ka të bëjë me mungesën e sulmuesit Armando Broja. Por, jo vetëm Broja, sepse bashkë me të, do ta ndjekin ndeshjen, Poloni-Shqipëri në tribunë edhe Mitaj, Çokaj, dhe Muçi.

Nga ana tjetër, në kampin polak ka zhvillime të reja ku sipas informacioneve zyrtare, kombëtarja vendase do të ketë dy mungesa titullarësh, të cilët janë Nikola Zalevski dhe Piotr Zielinski.

Sfiden, Poloni-Shqipëri, e cila luhet në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, pritet ta ndjekin rreth 30 mijë tifozë, në mbi 50% të kapacitetit të stadiumit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img