Wednesday, May 22, 2024

Kosova realizon fitoren historike në kualifikimet e Botërorit, mund Gjeorgjinë me rezultatin 1-0. Vendos goli i Muriqit në të 18’.

Lexo

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Dardanët, të enjten në mbrëmje, në “Batumi Arena” kanë arritur ta mposhtin Gjeorgjinë, me rezultat 1:0, duke arkëtuar tri pikët e para në kuadër të Grupit B për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Fitorja e Dardanëve erdhi pas golit të Vedat Muriqit me kokë, në minutën e 18-të, ndonëse zyrtarisht u llogarit si autogol i mbrojtësit të vendasve, Davit Khocholava. Në fakt, Valon Berisha harkoi mjaft mirë në zonë, kurse goditja e Muriqit u devijua nga mbrojtësi gjeorgjian. Kosova edhe pas golit tregoi lojë të mirë dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por Lirim Kastrati në dy raste nuk arriti të dalë fitimtar në përballje me portierin vendas. Ndërkohë, në minutën e 84-t Dardanët realizuan nëpërmjet Vedat Muriqit por goli u anulua nga VAR.

Pas kësaj fitoreje Kosova ngjitet në vendin e tretë në grup me tre pikë, derisa Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën më 5 shtator në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballet me Greqinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img