Prag Linfield-Vllaznia. Diaspora kuqeblu, organizim special për të mbështetur kuqeblutë në National Football Stadium at windsor Park, Belfast, Irlandë e Veriut

 

Që prej hedhjes së shortit kur u mësua kundërshtari i turit të parë të UEFA Europa Conference League, Linfield FC, skuadra e Irlandës së Veriut, tifozëria shkodrane në diasporë ka nisur përgatitjet për të mbështetur Vllazninë në ndeshjen e parë që luhet  me 13 Korrik, ora 19:45, në National Football Stadium at Windsor Park, Belfast, Irlandë e Veriut.

Për të ndjekur live skuadrën e zemrës, duket se ka një interesim maksimal nga fansat kuqeblu të disporës. Nga informacionet paraparake bëhet e ditur se komuniteti shqiptar që jeton në Irlandë, si dhe dhe Irlandën e Veriut, ka njoftuar praninë e tyre në stadium. Mes tyre, ai që spikat është ish arbitri i futbollit  Bardh Maçi, që do të udhëtojë nga Irlanda ku jeton prej vitesh me familjen e tij për ta ndjekur live në stadium këtë ndeshje. Madje, Maçi ka publikuar edhe bileten që e ka siguruar prej disa ditësh.

Por, ajo që spikat më tepër është një organizim masiv që po bëhet në Angli, aty ku gjendet edhe bërthama kryesore e tifozërisë kuqeblu. Nderim Grabolli(Nero Dobraçjani FB), vëllezërit Omi, Taulanti dhe Enkeleidi, Fatbardh Kastrati, Artan Zeneli, është një pjesë e grupit, i cili ka qënë aktiv edhe në ndeshjet e mëparshme.

Efekti organizues i tyre u pa qartë edhe në ndeshjen që Vllaznia e futbollit femra luajti me Çelësin në kuadrin e Ligës së Kampioneve për ndeshjet e fazës së grupeve.

Thuajse në ato përmasa, do të jetë mbështetja e tifozëve të diasporës që jeton në Britaninë e Madhe edhe në sfidën e parë të Conferencë League për Vllazninë e meshkujve ndaj skuadrës vendase të Linfield.

“Ju Lutem Shperdajeni

Njoftim: Ftojmë të gjithë Vllaznit Kuq e Blu Në Mbretërin e Bashkuar që kanë mundësi dhe dëshirë të vijnë, Të enjten, data 13 korrik, ne Oren 15:00 të mblidhemi në Bar Ryan’s Bar & Belfast

116-118 Lisburn Rd, Belfast BT9 6AH, United Kingdom

Dhe së Bashku ta përcjellim ndeshjen e parë të UEFA Conference League kundër Linfield! Vllaznit në përkrahje të luanëve tanë . Për fitore. Për Vllaznin. Ju mirëpresim.”, shkruan në rrjetin social, tifozi kuqeblu, Nderim Grabolli, apo Nero Dobraçiani, siç e njohin miqtë e tij në FB, teksa publikon edhe bileten e rezervuar me këtë rast, së bashku me disa foto sportive, mes të cilave edhe lokalin, vendin e takimit në Belfast, si dhe numrat e kontaktit të tijin si dhe të kolegut Enkeleid Omi për të interesuarit. 

Por, jo vetëm nga Mbretëria e Madhe ka interesim për të ndjekur Vllazninë  në sfidën e parë të transfertës verioirlandeze, sepse nga sa mësohet shumë tifozë kuqeblu do të udhëtojnë nga Europa, por një pjesë e  mirë ka arritur të sigurojë vizat për të udhëtuar edhe nga Shqipëria dhe konkretisht nga Shkodra. Që do të thotë se mbrëmja e së enjtes në Belfast do të jetë e tërë shkodrane, me një tifozëri entuziaste, e cila shpresojmë dhe besojmë se do të shpërblehet me një lojë dhe rezultat pozitiv nga skuadra kuqeblu.

Gaspër MARKU

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu