Saturday, July 20, 2024

Pragndeshja e Superkupës, Teuta-Vllaznia, flet drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati

Lexo

Në një lidhje live me emisonin “Gol pas Goli” në “Supersport”, drejtori teknik i shkodranëve Matko Djarmati u shpreh:

Merkato-Për momentin këto dy muaj jam i stresuar, që një drejtor sportiv që merret me prurjet, shitje apo me organizimin e skuadrës Një periudhë stresante, nuk e kemi mbyllur merkaton, po presim ditën e hënë dhe një zhvillim për një lojtar ofensiv. Nuk jam i kënaqur 100% pasi është shumë vonë, por është e vështire të sjellësh një lojtar cilësor pasi duhet ta bindesh për kushtet që të vije. Besoj se kemi bërë një ekip te mirë.

Hakmarrja-Kemi katër lojtar ndryshe nga kampionati i vjetshëm dhe çdo lojtar është i karikuar për këtë ndeshje. Këtë e di vetëm fusha.

Plani-Dhimbja e kokës nuk vjen nga cilësia e lojtarit, por kur nuk ke lojtar. Është shumë e qartë në çdo pozicion na duhen dy lojtarë për një formacion. Kërkoj 22 lojtar ku të gjithë të luajnë njësoj pa shumë ndryshime në formacionin bazë. Ky është plani jonë dhe këtë kemi kërkuar të arrijmë.

Privatizimi i Vllanisë-Unë mendoj dhe besoj se për disa ditë do të mbyllet çështja e presidentit për klubin. Presidenti jonë është shumë ambicioz dhe jo vetëm me llafe, por dhe në fushë, Kemi një skuadër për të luftuar për çdo trofe, objektivi primar si çdo vit janë kupat e Europës pasi pa atë indicie financiare vështirë të ndërtosh një ekip serioz.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img