Thursday, April 25, 2024

Sfidat e javës së katërt për Kampionatin e Futsallit, Vllaznia ngjitet në krye

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022-2023 po prodhon çdo javë gjithnjë e më shumë emocione dhe garë teksa këtë sezon ka një rritje të konsiderueshme të skuadrave pjesëmarrëse. Ekipet pjesëmarrëse në këtë edicion të ri janë Eagles Land, Tirana Futsal, Forcat e Armatosura, Vllaznia, Diamant, Olimpik 1 Maji dhe Flamurtari.

Sa i përket sfidave të kësaj jave të katërt, Flamurtari Futsall pësoi kështu humbjen e parë sezonale, pas katër javësh kampionat. Vlonjatët u mundën nga skuadra e Diamantit me rezultatin 7-4, teksa vijojnë të jenë në krye të renditjes me 9 pikë, po aq sa Vllaznia.

Shkodranët u rikthyen te fitorja këtë fundjavë, pasi mposhtën në transfertë Eagles Land me shifrat 7-4, teksa janë në kuotë të barabartë pikësh me Flamurtarin.

Tre pikë shumë të rëndësishme morën edhe bardheblutë e kryeqytetit, që triumfuan me shifrat 8-4 ndaj ekipit të Forcave të Armatosura, e duke u ngjitur kështu në vendin e tretë me 6 pikë, po aq sa kundërshtarët që mundën këtë fundjavë.

Ndërkaq, FC Olimpik 1 Maji është ekipi që ka qëndruar pushim këtë javë sipas kalendarit të përcaktuar në fillim të sezonit.

Kampionati Kombëtar i Futsallit

Java e katërt

Flamurtari 4-7 Diamant Futsal
Eagles Land 4-7 Vllaznia
Tirana Futsal 8-4 Forcat e Armatosura

FC Olimpik 1 maji pushim

Renditja

Flamurtari FC 9 pikë
Vllaznia 9 pikë
Tirana Futsall 6 pikë
Diamant Futsall 6 pikë
Forcat e Armatosura 6 pikë
FC Olimpik 1 Maji 0 pikë
Eagles Land 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img