Saturday, July 27, 2024

Vllaznia-Besa, miqësore, sot ora 17.00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kur duhen edhe vetëm pak ditë që të startojë Kampionati Kombëtar i Futbollit i Kategorisë Superiore, Vllaznia ka mundësinë të bëjë edhe një test të fundit të skuadrës, me të cilën do të dalë në fushë në përballjen e javës së parë, atë të transfertës me Laçin.

Në fakt, si test kryesor në prag të nisjes së sezonit, kuqeblutë konsideruan përballjen në Superkupën e Shqipërisë me Teutën e Durrësit. Ndeshje kjo që siç është parë edhe në fushën e lojës, Vllaznia u paraqit me shumë dobësi, sidomos në repartin e prapavijës duke bërë që durrsakët të shënonin plot tre herë në portën e Zogoviç.

Një humbje kjo që është analizuar në detaje nga stafi teknik përmes pamjeve filmike duke nxjerrë në pah defektet që shfaqi skuadra në këtë ndeshje. Ndaj, për stafin teknik të drejtuar nga trajneri Brdariç, miqësorja e sotme ndaj Besës së Kavajës që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17.00 është momenti më i mirë për një test tjetër të fundit për skuadrës kuqeblu.

Një test, që krahas të tjerave vlen edhe për futbollistët që kanë firmosur ditët e fundit, të cilët pritet ta nisin lojën nga minuta e parë, Ersin Hakajn, Zinedin Mustedanagiç dhe Albin Sadrijaj

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img