Sunday, May 19, 2024

Strakosha: “Kam Europianin para, nuk erdha te Brentfordi për stolin”

Lexo

Dy ndeshje në Kupë dhe dy në Premier League, këto janë shifrat e Thomas Strakoshës këtë sezon me Brentordin në Angli. Tanimë portieri 28-vjeçar ka nisur të reagojë duke deklaruar se kërkon më shumë minuta pasi para është Europiani 2024 me Kombëtaren dhe ai dëshiron të jetë titullar për të qenë në formë:

“Sinqerisht kam nevojë të luaj, duhet të gjejë një zgjidhje me klubin. E di shumë mirë se çfarë meritoj, se çfarë kam bërë në karrierën time. Unë e di kush jam prandaj duhet gjetur një zgjidhje pasi dëshiroj të luaj. Është Evropiani përpara dhe duhet gjetur një zgjidhje më e mirë.

Nuk do të kisha ardhur kurrë këtu nëse do ta dija se do të qëndroja në pankinë. Nuk e kam bërë kurrë këtë në jetën time dhe nuk do ta bëj tani. Vitin e shkuar pësova një dëmtim, por këtë vit prisja diçka më shumë. Tani dua vetëm të bëj mirë, të gjej një zgjidhje”, u shpreh Strakosha.

Nuk përjashtohet mundësia që Brentford t’ia plotësojë dëshirën portierit kuqezi dhe ta huazojë për më shumë minuta këtë merkato janari, me kontratën e tij që skadon në verën e 2026.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img