Wednesday, May 15, 2024

(Video) Vllaznia, fitore mes emocioneve, spektaklit dhe tensionit, por mjaft e merituar ndaj Tiranës. Superliga e basket meshkuj

Lexo

Vllaznia-Tirana  83-77(22-14, 20-19, 13-26, 28-18)

Rivalitet, luftë e fortë sportive, emocione, spektakël, por edhe tension, të gjitha së bashku i kishte ndeshja e basketbollit të Superligës së meshkujve, Vllaznia-Tirana. Takimi i luajtur mbrëmjen e së dielës në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër dhe që erdhi në një transmetim të drejtpërdrejt në portalin Veriu Sport, filloi mjaft mirë për ekipin e Vllaznisë. Djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, fituan periodën e parë me shifrat 22 me 14. Në dhjetëminutëshin e dytë që i përket periodës së dytë, ka më tepër rivalitet në fushën e lojës, por gjithësesi kuqeblutë e mbyllin me fitore edhe këtë periodë 20-19 duke e mbyllur pjesën e parë 42-33.

Pushimi mes dy pjesëve, ose më saktë momenti pak përpara se të niste perioda e tretë u shoqërua me një debat mes stolit të Tiranës dhe të një grupi tifozësh, zhurmë e cila nuk u muar vesh se nga buroi, por që për të normalizuar situatën në fushën e lojës, gjyqtaria së bashku me vëzhguesin Salvator Kurtin vendosi të kërkojnë pezullimin e ndeshjes për rreth 30 minuta.

Duket se kjo ndërprerje ndikoi negativisht për Vllazninë, e cila përfshihet në disa gabime radhazi, ndërkohë që është Tirana që përfiton ndjeshëm duke fituar këtë periodë më rezultatin 26-13 duke bërë në shifrat e përgjithshme arrin të marrë kryesimin e rezultatit 59-55.

Pushimi mes periodës së tretë dhe të katërt shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga trajneri shkodran Damian Bekteshi, i cili duke orientuar për një ndryshim taktik në fushën e lojës bën që skuadra e tij Vllaznia ta kthejë lojën në anën e saj.

Me amerikanin Sabb në organizim, si dhe dyshen shkodrane Rakaj-Gjeçaj, si dhe kontributin e të tjerëve, Vllaznia e mbështetur fuqimisht edhe nga tifozëria shkodrane, shënon pikë pas pike, duke përmbysur avantazhin e Tiranës, dhe duke e kthyer atë në fitim të Vllaznisë. 28-18, mbyllet kjo periodë e katërt në favor të Vllaznisë, si dhe me shifrat e përgjithshme fiton me shumë meritë të gjithë takimin me rezultatin 83 me 77.

Pas javës së 13-të të Superligës së basket meshkuj, tabelën e klasifikimit e kryezon Besëlidhja me 24 pikë, ndërkohë që në vend të dytë dhe të tretë tashmë janë Vllaznia dhe Kamza Basket me nga 21 pikë secila, ndërkohë që e katërta është Tirana me 20 pikë.

(Video) Vllaznia-Teuta, 83-77. Transmetim nga Veriu Sport, me koment. Pjesa e parë dhe pjesa e dytë e ndeshjes, si dhe prononcimet e trajnerëve Damian Bekteshi të Vllaznisë dhe Erkand Karaj të Tiranës. 

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img