Saturday, April 27, 2024

(Video) Ramadani: Të harrojmë Kilin, të tregojmë në fushë se kush meriton të shkojë në Euro 2024

Lexo

Mesfushori, Ylber Ramadani tha se disfata ndaj Kilit ishte një mësim për të gjithë. Ai shtoi se atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Suedisë.

Një humbje që la një shije të hidhur, a ishte një mësim ndeshja me Kilin? – Jemi duke u përballur me dy kundërshtarë të nivelit të lartë dhe ndeshja me Kilin na shërbeu të ulemi me këmb në tokë dhe të mendojmë shumë seriozish, sepse këto dy ndeshje janë si sfidat e Europianit që do t’i kemi në të ardhmen.

Si është atmosfera brenda grupit? – Atmosfera është fantastike, si gjithmonë jemi të bashkuar. E dimë që nuk kemi bërë mirë me Kilin, por do të futemi nesër në fushë për të bërë maksimumin.

Çfarë duhet të ndryshojë ekipi ndaj Suedisë? – Duhet të ndryshojë qasje, të futemi nga minuata e parë seriozisht, mos ta marrim të lehtë ndeshjen. Suedia është një ekip shumë i fortë por ne do të futemi në fushë që të bëjmë maksimumin.

Lista finale për Europianin? – Zgjidhjet i bën trajnerit, ne duhet t’i tregojmë atij që e meritojmë të jemi aty. Nuk mendojë që është një problem, por duhet të bëjmë maksimumin. Unë them gjithmonë i pari është grupi edhe nëse jam në Europian edhe nëse s’jam gjithmonë do i mbështes.

Cili është mesazhi për tifozët e Kombëtares? –  E thash edhe më parë, ndoshta ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, por nesër duhet të futemi nga minuta e parë dhe të japim maksimumin.

Sa e vështirë është të përballeni me Suedinë pas disfatës me Kilin? – Këto ndeshje janë zgjidhur që ne të përgatitemi për Europian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por ne do të futemi nesër që të bëjmë lojën tonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img