Friday, May 17, 2024

Vllaznia B-Besëlidhja, miqësore, të mërkurën, ora 12:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

Data 30 dhjetor 2023, është dita e fundit përgatitore e kuqebluve për këtë vit kalendarit, sepse që prej 31-shit dhe deri me 3 janar 2024, skuadra do të jetë pushim për të shijuar festën e ndërrimit të viteve.

Dhe, këtë seancë të fundit stërvitore të këtij viti, trajneri Qatip Osmani në bashkëpunim me kolegët e tij të stafit teknik ka preferuar ta mbyllë me një ndeshje miqësore.

Kundërshtari, do të jetë skuadra e kategorisë së dytë, Besëlidhja e Lezhës, e cila e drejtuar nga një ish futbollist i Vllaznisë, si Dritan Smajlaj, gjatë fazës së parë ka bërë një përformancë shumë të mirë.

Miqësorja në fjalë, Vllaznia-Besëlidhja do të luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 12:00. Një miqësore, e cila sipas burimeve brenda stafit teknik, do të ketë në fushën e lojës një Vllazni “B”, kryesisht me emrat e atyre futbollistëve të stolit që kanë pasur hapësira të pakta aktivizimi gjatë pjesës së parë të kampionatit.

Pjesë e formacionit të Vllaznisë pritet të jenë edhe një grup i talentuar futbollistësh të rinj të përzgjedhur nga ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Gjithnjë nga burimet brenda stafit teknik, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në momentet e fundit, titullarët kryesore të skuadrës së parë nuk do të jenë në fushën e lojës, por paralelisht do të zhvillojnë seancën stërvitore, të fundit për këtë vit, në fushën stërvitore, “Reshit Rusi”.

Ndërkohë, nga kampi lezhjan, tifozët shkodran, do të kenë rastin të ndjekin në “Loro Boriçi”, emra të njohur të futbollit shkodran, si Bardulla, Dibra, Hebaj, Ruqi, Elbasani dhe portjeri Kaçaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img