Numri dhjetë me një dorë duket se tregon flamurin e Katarit, si për të thënë se Albiceleste do të fitojë sërish në këtë vend
Diego Maradona, 36 vjet më parë, do të kishte profetizuar Argjentinën kampione në Kupën e Botës 2022 në Katar. Dëshmia në një fotografi të Pibe de Oro teksa ai ngre Kupën e Botës të fituar në Meksikë 1986. Atë ditë, në Azteca, Dieguito fitoi 3-2 kundër Gjermanisë Perëndimore. Ishte data 29 qershor 1986. Mes shumë fotove të bëra, një në veçanti do t’i bënte tifozët e Albiceleste-s të ëndërronin.
Miti, legjenda dhe tani edhe profeti El Diez i Argjentinës. Në fakt, në imazhin e bërë nga një tifoz, Maradona shihet duke mbajtur Kupën e Botës në njërën dorë, ndërsa në tjetrën duket se tregon flamurin e Katarit, i vendosur mes të tjerëve për të inkuadruar stadiumin në Mexico City. Diego, pra, 36 vjet më parë do të kishte parashikuar që pasardhësi i tij, Leo Messi, në Botërorin e tij të pestë, do të fitonte më në fund me Argjentinën.
Për të qëndruar në tema të mbinatyrshme, ky është Botërori i parë që Maradona nuk mund ta shohë i gjallë, pasi vdiq dy vjet më parë. Për argjentinasit, me pak fjalë, shenjat janë të shumta.