Dinamo, e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti konfirmon momentin e mirë që po kalon, mposht me rezultatin e thellë 4-0 Erzenin në Rrogozhinë dhe pas këtij suksesi skuadra blu ngjitet në vendin e pestë në renditje në kuotën e 28 pikëve, 5 pikë larg Tiranës së vendit të katërt.
“Blutë” shënojnë nga 2 gola në çdo pjesë, duke e kthyer shumë të lehtë një sfidë, që në vigjilje, dukej shumë e vështirë. Hoxha zhbllokon sfidën, ndërsa Kaçori shënon golin e dytë në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë shënojnë edhe Zabërgja dhe Bardhi, që plotësojnë pokerin e golave në këtë sukses të rëndësishëm të Dinamos, që tashmë synon një vend në “Final 4”.
Konfirmohet kriza e shijakasve, që pësojnë humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe vazhdojnë të mbeten në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.