Monday, July 15, 2024

Fitoi thellësisht ndaj Erzenit 4-0, trajneri dinamovit Dritan Mehmeti, përgëzon lojtarët e tij

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti, pas fitores 4-0 ndaj Erzenit

“Fitorja të jep qetësinë sidomos kur vjen nëpërmjet një loje ku nuk ke oshilacione. Dua të falënderoj lojtarët në fushë, ata që hynë, por edhe ata që nuk patën mundësi të ishin pjesë. Kam pasur gjithmonë besim te skuadra, sot tregoi se kur futet në fushë me grintë e personalitetin e duhur, mund t’ia bëjë të vështirë çdo kundërshtari. Sot treguam se edhe skuadra nuk ka probleme fizike dhe unë dua të falënderoj edhe një herë të gjithë familjen e Dinamos. Por të rrimë me këmbë në tokë se nuk kemi bërë asgjë, kemi bërë një hap të vogël. Vështirësi ka gjithmonë dhe në këtë pikë të kampionatit duhet të rrimë në ekuilibër.

Nuk mund të analizoj Erzenin se sa të lehtë e bëri sot, se unë analizoj përpara kundërshtarin dhe i përgjigjem me mundësitë që kam. Nuk mund të merrem me Erzenin por të përqendrohem te skuadra ime, të shoh gabimet e përmirësojmë lojën dhe të çoj hap pas hapi Dinamon përpara me sa mundësi të ketë.

Unë mendoj se klubi ka bërë maksimumin në merkaton e janarit, nuk të ofron shumë opsione dhe nuk duhet të gabosh në zgjedhjet e janarit. Ata që afrohen duhet t’i shërbejnë skuadrës. Sa i përket të ardhmes, duhet të fitojmë besimin te vetja, punojmë çdo ditë për të përmirësuar gabimet, sidomos menaxhimin e ndeshjes kur jemi në avantazh. Duhet të shohim vetëm ndeshjet e radhës se kampionati është shumë i vështirë. Me tre pikë ngjitesh lart, por me tre pikë që humbet zbret shumë poshtë.

Skuadra ka pasur momente të mira si me mua, si me paraardhësin, por ka qenë me oshilacione gjatë ndeshjes, nuk ka qenë në 90 minuta që të jetë kaq agresive dhe mentalitet fituesi, Në aspektin psikologjik, kur një skuadre i kthejnë avantazhin, i bie besimi dhe bie në panik. Ne punojmë fort në aspektin psikologjik dhe kuptojmë që çdo ditë është e rëndësishme të punojmë në çdo komponent, edhe psikologjik, se është një kampionat me të vërtetë i vështirë.

Kur skuadrën e kam marrë, ishte me 7 pikë në vendin e parafundit. Unë nuk mendoj “Final Four” por të rregulloj skuadrën, të përsërit atë që bëmë sot. Unë mendoj për ndeshjen që vjen”, tha Mehmeti për “MCN” pas fitores së sotme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img