Vllaznia në futboll për femra vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndërkombëtare të Liges së Kampioneve, takim të cilin do ta luajë javen e ardhshme në shtëpi duke pasur përballë kampionen e Turqisë, ALG Spor Kulubu. Me synimin e përforcimit të skuadres për këtë kompeticion, presidenti i Vllaznisë në futboll për femra Lazer Matija ka bërë të mundur veshjen kuqeblu të tetë futbollisteve të reja. Ato janë O’brien, Behrami, Curraj, Bajramaj, Ramadani, Levendi, Zarka, Çerkini, të cilat përmes një ceremonie të zhvilluar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” u prezantuan zyrtarisht si futbolliste të Vllaznisë. Një merkato kjo mjaft cilësore, e cila pritet të japë efektet e duhura në rezultatet e skuadres kuqeblu. Vetë futbollistet në fjalë janë shprehur të kënaqura për këtë bashkëpunim me klubin kuqeblu dhe nga ana e tyre kanë premtuar më të miren e tyre në shërbim të ekipit në realizimin e objektivave që ka për n jë përfaqësim sa më dinjitoz në kompeticionin europian të Liges së Kampioneve.