Friday, May 17, 2024

Abissnet Superiore-Java e 15-të, Vllaznia e mbyll vitin me ndeshjen në shtëpi, të enjten ora 15:45 ndaj Teutës në “Loro Borici”

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit, kategoria Abissnet Superiore luan sot dhe nesër ndeshjet e javës së 15-të që është edhe java e fundit që mbyll vitin 2022.

Dy ndeshjet e para të kësaj jave luhen sot, ku spikat derbi i mbrëmjes mes dy skuadrave të kryeqytetit, Tirana-Partizani, po po aq i fortë është edhe dueli që luhet në Kukës në mes skuadrës vendase dhe Lacit mysafir.

Ndërkohë, tre ndeshjet e tjera, janë programuar për tu luajtur nesër. Ato nisin me dy sfidat e orës 13:00, Kastrioti-Egnatia dhe Erzeni-Bylis, dhe dueli i fundit që mbyll javën e 15-të si dhe aktivitetin futbollistik të vitit 2022 , është ajo, Vllaznia-Teuta, sfidë që do të luhet në stadiumin “Loro Borici” dyke filluar nga ora 15:45.  Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Vllazninë që kërkon të rikthehet tek fitoret e munguara këto javët e fundit për t’iu bashkangjitur skuadrave kryesuese të klasifikimit, si dhe me durrsakët, që nën drejtimin e Edi Martinit të rikthyer në pankinë kërkojnë ecurinë pozitive të dy fitoreve të fundit, si dhe largimin nga zona e ftohtë e fundrenditjes për t’I shpëtuar rënies nga Superiorja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img