Saturday, May 4, 2024

(Video) UEFA WOMEN’S CHAMPION LEAGUE-Nesër, Real-Vllaznia. Flasin nga Madridi, futbollistet Esi Lufo dhe Matilda Gjergji

Lexo

Vllaznia në futboll femra, luan nesër ndeshjen e radhës në kompeticionin e Ligës së Kampioneve të Europës, Real-Vllaznia. Skudra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka lënë qytetin e Shkodrës që prej mesditës të së hënës dhe po përgatitet në Madrid për sfidën e mbrëmjes së enjte. Një ditë përpara ndeshjes, kanë shprehur emocionet e tyre, dy nga futbollistet e Vllaznisë, Esi Lufo dhe Matilda Gjergji.

Në pritje të sfidës zyrtare të së enjtes, Vllaznia zhvillon mbrëmjen e sotme seancën e fundit stërvitore, anti-Real, ndërkohë që trajneri Nikolin Leka, së bashku me kapitenen Esmeralda Franja dhe sulmuesen Megi Doci do të jenë në konferencë shtypi për mediat spanjolle dhe ato shqiptare.

(Video) Intervistat me dy futbollistet kuqeblu, Esi Lufo dhe Matilda Gjergji, një ditë përpara ndeshjes, Real-Vllaznia.

Gaspër MARKU-Madrid, 21 dhjetor 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img