Wednesday, December 11, 2024

Champions League: Grupi G bën “formalitetin”

Lexo

Mançester Siti e mbyll me 100% fitore, edhe Lajpcigu në 16-she

Janë luajtur të mërkurën takimet e fundit të grupeve E, F, G dhe H të Ligës së Kampioneve, të cilat kanë përcaktuar edhe dy biletat e fundit për në turin e 16-shes, si dhe skuadrat që vijojnë më tej në Ligën e Evropës. Në takimet e grupit G, të luajtura më herët të mërkurën, kampionia në fuqi e kontinentit, Mançester Siti ka korrur një fitore 3-2 në fushë të huaj Crvena Zvezdës, duke e mbyllur këtë fazë me një bilanc prej 100 % fitoresh dhe me pikë të plota, 18.

Kampionia në fuqi Anglisë hyri totalisht me ekip të dytë në këtë ballafaqim të luajtur në kryeqytetin serb, por kjo nuk e pengoi të korrte fitoren e 6-të në po aq ndeshje në fazën e grupeve. Kësisoj, Mançester Siti kualifikohet për në turin e 16-shes si e para, kurse Lajpcigu si i dyti.

Jang Bojs, që u mundën  1-2 në ndeshjen e fundit në Gjermani, mbeti në vendin e 3-të dhe u kualifikohen për në fazën “play-off”-it të të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës. Kurse Crvena Zvezda, që e mbylli në fundin e renditjes së grupit me 1 pikë të vetme, eliminohet nga veprimtaritë evropiane të futbollit të klubeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img