Sunday, May 19, 2024

Elbasani-Flamurtari, barazim mes polemikash

Lexo

AF Elbasani dhe Flamurtari ndajnë nga një pikë, por “VAR”-i u mohon fitoren miqve

AF Elbasani dhe Flamurtari kanë shënuar nga një gol dhe kanë ndarë nga një pikë secila, teksa përballja midis tyre të dielën në mbrëmje është mbyllur në barazim 1-1. Elbasani kështu ndalet në shtëpi, por Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) i heq Flamurtarit fitoren në shtesë mes polemikash, në ndeshjen që mbylli javën e 19-të të Kategorisë së Parë, duke lënë përsëri të vetëm në kryesimin e renditjes Bylisin. Edhe pse ekipi vendas, i drejtuar nga trajneri Nevil Dede, e ka mbizotëruar ndeshjen ndaj vlonjatëve në pjesën më të madhe të saj, por ka qenë edhe me fat pasi VAR-i e ka shpëtuar nga një humbje në minutat shtesë, për më tepër përballë një kundërshtari të mbetur me 10 lojtarë.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, verdheblutë kaluan në epërsi me Hilën në minutën e 55-të dhe u duk se ishin në kontroll të plotë të sfidës, sidomos pasi La Torre la me 10 lojtarë skuadrën vlonjate, duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke dalë nga loja me karton të kuq në minutën e 75-të. Por një gol me kokë i Shkurtajt vendosi barazpeshën në rezultat 8 minuta më pas dhe më pas, vetëm VAR-i u hoqi vlonjatëve tre pikët e një fitoreje të bujshme me përmbysje në fundin e minutës së 5-të dhe të fundit shtesë të ndeshjes.

Ata gjetën golin me Oliveirën, por ai i u anulua në mënyrë kontradiktore nga “VAR”-i mes protestash, për një ndërhyrjeje të parregullt në nisjen e aksionit. Kësisoj, sfida u mbyll me shifrat 1-1, që nuk lënë të kënaqur asnjë nga dy skuadrat në rrethanat në të cilat u zhvillua takimi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img