Friday, June 21, 2024

U mund nga Dinamo, 4-0. Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, merr përgjegjësitë e humbjes dhe jep sinjale largimi nga drejtimi i skuadrës

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Erzenit, Alfred Deliadhisi, pas humbjes me Dinanon, 4-0

“Në radhë të parë nuk jam nga ata njerëz që fshihen për t’i vënë fajin dikujt, mbaj përgjegjësitë e mia se mendoj se gabova në vendosjen e disa lojtarëve dhe zgjedhjeve. U mundova në pjesën e dytë, reaguam, ishte ndër ndeshjet më të dobëta tonat. Komplimentoj kundërshtarët dhe u uroj suksese.

U përpoqa që me Migone dhe Mëllugjën të ishim më agresiv, por nuk bëmë asnjë moment atë detyrë që kisha bërë. Duhej të kisha bërë zgjedhje të tjera. Në momentin që unë vendos, jam unë që duhet të marr përgjegjësitë, nuk i fshihem asgjëje.

Ishte një ndeshje totalisht ndryshe nga ajo që luajtëm një javë më parë ndaj Egnatias. Ishte totalisht ndryshe se nuk kishim dëshirën e agresivitetin që kam kërkuar. Tifozët duhej të ishin, por nuk është zgjedhja ime, nuk më takon mua kjo pjesë. Për sa kohë që ekipi nuk dhuroi atë që kërkoja, në një moment kur pikët na duhen, është e patolerueshme. Që nga dita e parë që kam marrë këtë ekip kam thënë që një ndeshje nuk e humb një lojtar, por ndeshjen e humb unë dhe kur fiton ndeshjen, është ekipi që e fiton. Kështu do jetë në gjithë karrierën time, nuk i fshihem gjërave.

Nuk ka lidhje pjesa e dorëzimit. Në momentin që kam marrë këtë ekip, kur e mora në fillim ishte i shkatërruar totalisht. Nuk ka qenë i thjeshtë ndërtimi. Por e dini shumë mirë, unë nuk është se kam marrëdhënie me presidentin që më mban vetëm ajo në punë”, tha Deliallisi për “MCN” pas sfidës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img